Suhareka ka sprovën më të vështirë, ku takohen me Dritën e Gjilanit në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja luhet nesër në oeën 13.00 në Gjilan.
“Ndeshja e mbetur e xhirosë së 3-të e cila nuk u zhvillua për arsye të ndeshjeve europiane që ka zhvilluar skuadra e Dritës, luhet nesër me fillim nga ora 13:00 në Gjilan”, ka njoftuar FC Suhareka.
Drita renditet në vend të dytë me 25 pikë e Suhareka në të pestin me 18 sosh.