Shqipëria bie në Ligën C
Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Ukraina në stadiumin “Air Albania” në Tiranë”.
Dhjetë minutat e parë fatale dhe që i kushtoi shtrenjtë me humbje.
Dy gola që pësuan brenda 10 minutave.
Shqipëria bie në LIgën C të Kombeve.
Në minutën e 5-të, Shqipëria tronditet. Oleksandr Zinchenko goditi me të parën nga rreth 15 metra duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Strakosha, 0:1.
Shqipëria - Ukraina 1:2
Stadiumi "AIr Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: J. Pinheiro (Portugalia).
Shënues: Bajrami (75' - nga penalltia) - Zinchenko (5'), Yaremchuk (10')..
Kartona të verdhë: Bajrami, Mitaj, Tuci - Dovbyk ,
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani (Tuci 79'), Asllani, Laçi (Seferi 90+1'), Asani (Bajrami 46'), Muçi (Hoxha 52'), Daku (Uzuni 46').
Trajner: Silvinjo
UKRAINA: Trubin, Konoplia (Sych 76'), Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak (Nazarenko 85'), Sudakov, Zinchenko (Shaparenko 69'), Mudryk (Talovierov 85'), Yaremchuk (Dovbyk 76')..
Trajner: Sergei Rebrov
Në minutën e 10-të, Roman Yaremchuk nga afërsia shënoi me kokë për 0:2.
Në fillim të pjesës së dytë, Myrto Uzuni i cili shfaqet në zonë, kalon portierin me devijimin e tij por pastaj topi largohet nga mbrojtësit.
Pjesa e dytë dinamike, në minutën e 62-të Ajeti nga rreth 30 metra dërgoi goditje të fortë në këndin e poshtëm të djathtë dhe mezi e ndali portieri ukrainas.
Në minutën e 74-të, Uzuni pengohet, gjyqtari akordoi penallti.
Pas një minute (75’), Nedim Bajrami shënoi nga penalltia, 1:2.
Në minutën e fundit Strakosha ka shpëtuar gl të sigurt nga humbja më e thellë e Shqipërisë.
Republika e Çekisë ka përfunduar në vend të parë me 11 pikë dhe ka hyrë në Ligën A, duke e lënë pas Ukrainën me 8 pikë, Gjeorgjinë me 7 dhe Shqipërinë me 7.