Shqipërinë e gjen kjo e zezë! 10 minutat e parë fatale

Futboll

Shqipërinë e gjen kjo e zezë! 10 minutat e parë fatale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 nëntor 2024 Në ora: 19:55 Përditësuar në ora: 22:36 më 19.11.2024
Pamje nga ndeshja

Shqipëria bie në Ligën C

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Ukraina në stadiumin “Air Albania” në Tiranë”.

Dhjetë minutat e parë fatale dhe që i kushtoi shtrenjtë me humbje. 

Dy gola që pësuan brenda 10 minutave.

Shqipëria bie në LIgën C të Kombeve.

Në minutën e 5-të, Shqipëria tronditet. Oleksandr Zinchenko goditi me të parën nga rreth 15 metra duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Strakosha, 0:1. 

Shqipëria - Ukraina 1:2

Stadiumi "AIr Albania" në Tiranë.

Shikues: 22.000.

Gjyqtar: J. Pinheiro (Portugalia).

Shënues: Bajrami (75' - nga penalltia) - Zinchenko (5'), Yaremchuk (10')..

Kartona të verdhë: Bajrami, Mitaj, Tuci - Dovbyk ,

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani (Tuci 79'), Asllani, Laçi (Seferi 90+1'), Asani (Bajrami 46'), Muçi (Hoxha 52'), Daku (Uzuni 46').

Trajner: Silvinjo

UKRAINA: Trubin, Konoplia (Sych 76'), Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak (Nazarenko 85'), Sudakov, Zinchenko (Shaparenko  69'), Mudryk (Talovierov 85'), Yaremchuk (Dovbyk 76')..
Trajner: Sergei Rebrov

Në minutën e 10-të, Roman Yaremchuk nga afërsia shënoi me kokë për 0:2. 

Në fillim të pjesës së dytë, Myrto Uzuni i cili shfaqet në zonë, kalon portierin me devijimin e tij por pastaj topi largohet nga mbrojtësit.

Pjesa e dytë dinamike, në minutën e 62-të Ajeti nga rreth 30 metra dërgoi goditje të fortë në këndin e poshtëm të djathtë dhe mezi e ndali portieri ukrainas.

Në minutën e 74-të, Uzuni pengohet, gjyqtari akordoi penallti.

Pas një minute (75’), Nedim Bajrami shënoi nga penalltia, 1:2.

Në minutën e fundit Strakosha ka shpëtuar gl të sigurt nga humbja më e thellë e Shqipërisë.

Republika e Çekisë ka përfunduar në vend të parë me 11 pikë dhe ka hyrë në Ligën A, duke e lënë pas Ukrainën me 8 pikë, Gjeorgjinë me 7 dhe Shqipërinë me 7.

Shqipëria zhgënjen

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit. Strakosha shpëtoi edhe një gol në fund të takimit.

87' Shqipëria e kërkon golin e barazimit.

84' Pak minuta lojë.

78' Asllani goditi bukur nga 16 metra dhe për fat të keq devijohet në korne.

Shqipëria - Ukraina 1:2

Stadiumi "AIr Albania" në Tiranë.

Shikues: 22.000.

Gjyqtar: J. Pinheiro (Portugalia).

Shënues: Bajram i (75' - nga penalltia) - Zinchenko (5'), Yaremchuk (10')..

Kartona të verdhë: Bajrami, Mitaj, Tuci - Dovbyk ,

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani (Tuci 79'), Asllani, Laçi (Seferi 90+1'), Asani (Bajrami 46'), Muçi (Hoxha 52'), Daku (Uzuni 46').

Trajner: Silvinjo

UKRAINA: Trubin, Konoplia (Sych 76'), Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak (Nazarenko 85'), Sudakov, Zinchenko (Shaparenko  69'), Mudryk (Talovierov 85'), Yaremchuk (Dovbyk 76')..
Trajner: Sergei Rebrov

75' Nedim Bajrami shënoi nga penalltia, 1:2.

74' Uzuni pengohet, gjyqtari akordoi penallti.

70' Bajrami me shokë assesi të gjejnë golin.

66' Shqipëria assesi të shperthejë mbrojtjen?

62' Ajeti nga rreth 30 metra ka dërguar goditje të fortë në këndin e poshtëm të djathtë dhe mezi e ndali portieri ukrainas.

60' A po bie Shqipëria në Ligën C?

54' Presion i madh për Shqipërinë.50' Lojë me rivalitet.

46' Lojë me sulmuese e Shqipërisë.

Ka përfunduar pjesa e parë.

44' Fundi i pjesës së parë.

41’ Ky rezultat Shqipërinë e dërgon një rang më poshtë, në Ligën C të Kombeve.37' Shqipëria po has në rival të fortë.

34' Lojë e mirë.

28' Lojë me rivalitet.25' Ndeshje e fortë.

22' Mbrojjtje e fortë e rivalit.

17' Shqipëria po mundohet.

13’ Shqipëria e tronditur kërkon përmbysjen ndaj Ukrainës shumë të rrezikshme.

10' Roman Yaremchuk nga afërsia shënoi me kokë për 0:2.

8' Shqipëria në presion.

5' Shqipëria tronditet. Oleksandr Zinchenko godet nga rreth 15 metra dhe me të parën duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Strakosha.

3' Atmosferë e lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve!.

“Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar për një kalim në Ligën A si liderë të grupit.

Përballë për këtë sfidë do të kenë kombëtaren e Ukrainës, e cila po ashtu është ende në lojë për vendin e parë.

Për takimin e sontëm, dy trajnerët kanë vendosur 11-shet më të forta, derisa te Shqipëria vërehen ndryshime të mëdha.

Mirlind Daku e Ernest Muçi e nisin nga fillimi, gjersa Asani po ashtu është kthyer nga lëndimi.

Silvinjo lë në stol një nga yjet e skuadrës për herë të parë që nga debutimi

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e ekipit, duke ulur në stol për herë të dytë që kur drejton kuqezinjtë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, Nedim Bajramin.

Lojtari ofensiv ka qenë i paprekshëm për kuqezinjtë që kur drejtimin e mori braziliani, duke luajtur në të 21 ndeshjet në të cilat Silvinjo ka qenë i ulur në pankinën e Shqipërisë.

Ai e nisi nga stoli vetëm ndeshjen e parë të trajnerit, atë ndaj Polonisë në Varshavë, duke luajtur në minutat e fundit të saj. Por më pas, në të 20 ndeshjet pasardhëse, si zyrtare, ashtu edhe miqësore, Bajrami ka qenë gjithmonë në formacionin titullar.

Sot, për herë të dytë në epokën Silvinjo, ai e sheh veten edhe një herë të ulur në stolin e  rezervave, duke shpresuar që fundi i ndeshjes të jetë i ndryshëm nga ai i natës së 27 marsit 2023 në Varshavë kur kuqezinjtë u mposhtën 1-0.

Daku nga minuta e parë

Janë zbardhur formacionet e Shqipërisë dhe Ukrainës që do të startojnë sfidën mes tyre në “Air Albania”, ora 20:45.

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo vjen me një sulm ndryshe në krhahasim me ndeshjen me Çekinë.

Asani, i cili u zëvendësua në ndeshjen e kaluar për shkak dëmtimi, do startojë që nga minuta e parë.

Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë që do e shoqërojnë janë Daku dhe Muçi. Bajrami dhe Tuci mbeten jashtë.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Silvinjo

UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.
Trajner: Sergei Rebrov

Publikohen formacionet Shqipëri - Ukrainë, si një finale

Shqipëria pret sot në stadiumin “Arena Kombëtare” Ukrainën, në atë që është ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe që do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të ndërgjegjshëm se mund të përfundojnë në çdo pozicion të grupit, në varësi të asaj që do të prodhojë ky duel si dhe ndeshja tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa Ukraina ka opsion vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër e rrëzon automatikisht në Ligën C si të fundit të grupit.

Trajneri Silvinjo kë bërë disa lëvizje në rreshtim në krahasim me ndeshjet e mëparshme, ndonëse shfaqet përsëri nga minuta e parë Jasir Asani, edhe pse jo në formë optimale pas dëmtimit që pësoi përballë Çekisë.

Daku rreshtohet titullar në majë të sulmit në vend të Tucit, ndërsa bie në sy një lëvizje e papritur, pasi është lënë jashtë Bajrami, duke i bërë vend Muçit në të majtën e sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Silvinjo

UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.
Trajner: Sergei Rebrov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat