Angel Di Maria nuk i harron vitet e kaluara te Real Madrid në oborrin e José Mourinho-s, aq sa e lartësoi në një intervistë të dhënë së fundmi për kanalin në Youtube: “Kam luajtur gjithmonë në të majtë, që kur isha i vogël, derisa mbërrita te Real Madrid në 2010/2011. Ishte Cristiano Ronaldo në anën tjetër dhe më duhej të gjeja një hapësirë për veten time”.
“Në fund përfundova në të djathtë dhe fillova të më pëlqente, të ndihesha shumë rehat dhe më pas vazhdova të luaja gjithë karrierën time në të djathtë”, tha Di Maria.
“Mourinho nuk kishte pse të më thoshte asgjë. Ishte e pamundur të luash në të majtë. Duke luajtur me 4-3-3, ishte e pamundur të luaja në të majtë, më duhej të përshtatesha me atë që ishte aty, Karim (Benzema) dhe Pipita (Gonzalo Higuain) ishin sulmuesit.
Më duhej të luaja në të djathtë, sigurisht”.
“Zbulova një aspekt të ri, u përshtata mirë, duke u përpjekur të depërtoja nga brenda. Mourinho është një person i jashtëzakonshëm.
Mbron lojtarët 100%, deri në vdekje. Nëse jep 100%, ai të jep jetën. Ishin tre vite shumë të bukura. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për të”.