Shqipëria U19 mbyll kualifikueset me tri humbje

Futboll

Shqipëria U19 mbyll kualifikueset me tri humbje

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e fundit të luajtur në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë u mposhtën nga Irlanda e Veriut me rezultatin 1-0

Kombëtarja U19 ka mbyllur kualifikueset e Evropianit të kësaj grupmoshe me një humbje 1-0 përballë Irlandës së Veriut.

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, gjithçka është vendosur nga një gol i Graham i shënuar në minutën e 88-të të sfidës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmati e mbyllin kështu ecurinë e tyre në këto kualifikuese me tri humbje, zero pikë në klasifikim dhe vendi i fundit. Asnjë gol i shënuar dhe 8 të pësuar.

Në ndeshjen e parë Kombëtarja U19 u mposht nga Izraeli me rezultatin 6-0, në ndeshjen e dytë 0-1 përballë Danimarkës dhe po i njëjti rezultat e ndoqi dhe në ndeshjen e sotme përballë Irlandës së Veriut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat