Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve!.
“Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar për një kalim në Ligën A si liderë të grupit.
Përballë për këtë sfidë do të kenë kombëtaren e Ukrainës, e cila po ashtu është ende në lojë për vendin e parë.
Për takimin e sontëm, dy trajnerët kanë vendosur 11-shet më të forta, derisa te Shqipëria vërehen ndryshime të mëdha.
Mirlind Daku e Ernest Muçi e nisin nga fillimi, gjersa Asani po ashtu është kthyer nga lëndimi.