Ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani, foli në prag të duelit Shqipëri-Ukrainë.
Në prononcimin e tij, Bogu analizoi këtë duel, teksa u shpreh:
“Mënyra si luan Silvinjo ndikon te gola. Kësaj Kombëtareje i mungon faza sulmuese. Grupi është i fortë, i hekurt, sot do ta quaja si një finale.
Sot do ta shikojmë sa e pjekur është kjo skuadër. Duhet të tregohemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe të sulmojmë.
Një ndeshje për ta fituar. Zgjedhja e Muçit është e duhura, publiku do ta shikojë. Mendoj se Bajrami mund të ketë shpenzuar shumë”, deklaroi Bogdani.