Ernest Muçi me 'dorë të hekurt'

Futboll

Ernest Muçi me 'dorë të hekurt'

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 20:34
Bajrami - Asani - Uzuni

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmje ne sotme përballë Ukrainës, sfidën e vlefshme për raundin e fundit të Nations League.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45.

Në formacionin zyrtar nuk bie në sy vetëm aktivizimi i Ernest Muçi, por lënia në stol e Nedim Bajramit. Një gjë e tillë në drejtimin e Sylvinhos ndodhte vetëm në ndeshjen e parë të teknikut brazilian, në Varshavë kundër Polonisë.

Ajo ishte ndeshja e vetme që Bajrami nuk e niste si titullar, duke qenë nga fillimi për 20 ndeshje radhazi. Por, sot bëhet që mesfushori tetovar të provojë stolin nga minuta e parë pas një viti e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat