Rumunët ndjejnë frikën për Kosovën, Vochin: Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme

Futboll

Rumunët ndjejnë frikën për Kosovën, Vochin: Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme

Nga: K. Goca Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e ndërprerë e të premtes mes Rumanisë dhe Kosovës, aktualisht po analizohet nga komisioni i UEFA-s, pasi qe federata rumune dhe e Kosovës kanë dërguan dokumentet e nevojshme për të mbështetur faktet e tyre.

Rumania tani e ka presionin sepse fare qartë e dijnë se brohoritjet Serbia, Serbia, Serbia, është provokim shumë i rëndë ndaj Kosovës, kur dihet e kaluara e dhimbshme e popuillit shqiptarë të Republikës së Kosovës, ku regjimi serbë ka bërë gjenocid.

Rumunët edhe më 12 shtator të vitit të kaluar kanë provokuar në Bukuresht, edhe tani, kjo është skandal përtej skandali, ndërsa në Rumania po mundohen ta justifikojnë turpin.  

“Rumani – Kosova është ndeshja që do të përcaktojë renditjen përfundimtare në grupin e 2-të të Ligës C të Kombeve”, ka shkruar mes të tjera mediumi rumun “Sport.ro”.. 

Andrei Vochin ka folur për mediumin rumun “Fanatik”.

“Mendoj se për një javë, maksimumi dhjetë ditë, do të kemi vendimin e UEFA-s.

Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026 do të hidhet më 13 dhjetor. Rezultatet e Ligës së Kombeve llogariten për shortin.

Prandaj, duhet të dihen të gjitha rezultatet deri më 13 dhjetor. Mendoj se për 7-10 ditë komisioni do të mblidhet dhe do të japë vendim”, tha këshilltari i Razvan Burleanut.

Andrei Vochin më pas shpjegoi pse mund të ketë vetëm një verdikt. “Vendimi do të jetë 3:0 për ne. Nuk shoh asnjë mundësi që të humbasim.

Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Unë po mendoj tani për këta qipriotët, kanë probleme edhe me turqit dhe kur shkojnë diku mbështetësit kundërshtarë brohorisin Turqi, Turqi...

Dhe njerëzit thonë me vete:

Cili është rezultati? Ajo që ndodhi në tribuna ishte e paturpshme.

Lojtarët e Kosovës e përdorin një status të caktuar që unë mund ta kuptoj për shkak të luftës (vër. jonë me Serbinë)”, tha mes të tjera Andrei Vochin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat