Mungesa e fatit shihet si faktori që ndikoi në humbjen ndaj Ukrainës.
Sulmuesi Indrit Tuci, pranoi se rastet ishin, por kundërshtarët ishin më të organizuar, duke mos lejuar hapësira.
“Në pjesën e dytë e ngritëm ritmin e lojës.
Fati nuk ishte me ne.
Besoj duhet të kemi më shumë mbështetje nga mesfusha dhe mbrojtja.
Jemi në kombëtare, duhet të bëjmë disa gjëra pak më mirë.
Duhet të ndihmojë më shumë mesfusha dhe sulmi.
Ndjeva ngërç në një moment, por jam mirë. Nuk ishte mbrojtje fizike, si ajo e Çekisë. Ishte më mirë e vendosur. Provuam, por ishin shumë të vendosur mirë. Kanë ekip me kualitet dhe është e vështirë t’i qajsh”tha Tuci.