Asllani: Ukraina kishte frikë

Futboll

Asllani: Ukraina kishte frikë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 23:33
Kristjan Asllani - majtas

Pas humbjes së sotme me rezultatin 1:2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur Kristjan Asllani.

“Nuk mund t’i pësosh dy gola në shtëpi pas 2 minutash, por janë gjëra që ndodhin në futboll.

Në pjesën e dytë kemi ndryshuar modulin, kemi shkuar lart me presing dhe ndeshja ndryshoi.

Sonte donim pikë, për të mos dalë në vendin e fundit, do punojmë për t’u përmirësuar më shumë. Në pjesën e dytë kemi shkuar gati një kundër një dhe Ukraina kishte frikë.

Ndeshja me Çekinë dhe Ukrainën janë të ndryshme.

Çekia luante me topa të gjatë dhe ishin fizikë, ndërsa sot kishim kundërshtarë që luanin futboll dhe ishin teknikë. Kishte gjithmonë një lojtar bosh, s’kemi çfarë bëjmë”, tha Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat