Çekia triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj Gjeorgjisë duke e mbyllur grupin në vendin e parë, që i siguron automatikisht ngjitjen në Ligën A.
Golat e Sulç dhe Hlozek i dhuruan 3 pikë të arta çekëve, ndërkohë që golin e vetëm për gjeorgjianët e shënoi Mikautadze.
Pas kësaj disfate, Gjeorgjia e mbylli grupin në vendin e tretë, duke lënë pas Shqipërinë falë golavarazhit më të mirë.
Kësisoj gjeorgjianët do të jenë në “Play-Out”, për të synuar qëndrimin në Ligën B..