Jasir Asani me një sforco e nisi titullar dje për Shqipërinë, ndërsa kuqezinjtë humbën 1 me 2 kundër Ukrainës.
Vetëm pjesën e parë qëndroi në fushë sulmuesi i Kombëtares, që më pas u zëvendësua nga Bajrami.
Në përfundim të ndeshjes, Asani shpërndau një foto në rrjetet sociale ku tregonte se kishte ndërruar fanellën me Mykolenkon.
Ky i fundit po ashtu luajti titullar tek Ukraina.
Madje ishte dhe rival, pasi luajti në krahun e majtë të mbrojtjes. Shqipëria pësoi humbje të hidhur para tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, pasi mbylli në vendin e fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve.