Ernest Muçi nisi dje për herë të parë një ndeshje jo miqësore, si titullar. Sulmuesi i Kombëtares u preferua nga minuta e parë, ndërsa qëndroi për 51 minuta në fushë.
Ishte një përplasje me lojtarin kundërshtar, e cila as nuk u konsiderua faull nga ana e kryesorit. Muçi provoi për pak të vazhdojë lojën, por pa sukses.
Muçi u detyrua të zëvendësohej nga Silvinjo më pas, që aktivizoi Arbër Hoxhën. Mbetet për t’u parë, nëse sulmuesi shqiptar ka diçka serioze.
Kujtojmë se 23-vjeçari ka fituar vendin e titullarit te Beshiktashi ku dhe ka shënuar në sfidat e fundit. Kështu nuk do ishte goditje e lehtë për klubin turk dhe sidomos Muçin.