Trajneri i Danimarkës, Brian Riemer është bërë viral në internet me konferencën për media.
Riemer është larguar vetëm pas 20 sekondave pasi ishte ulur për t’u përballur me gazetarët pas barazimit pa gola me Serbinë.
Mirëpo asnjëri prej gazetarëve nuk ka bërë pyetje dhe trajneri Riemer u çua menjëherë, duke u larguar nga konferenca për media.
Madje, këtë e bëri me buzëqeshje.