Tifozët nuk janë dakord!
Patrick Vieira është zyrtarisht trajneri i ri i Genoas. Ish-mesfushori francez i Milanit, Juventusit dhe Interit ka nënshkruar deri në vitin 2026 (opsion për vitin 2027 dhe pagë rreth një milion euro) dhe zëvendëson Alberto Gilardino të shkarkuar.
Por dita e parë e Vieira-s si trajner i kuqebluve filloi me protestën e tifozëve të cilët në qendrën sportive shfaqën një pankartë kundër pronarëve: "Turp 777 jashtë".
KARRIERA E TIJ SI TRAJNER - Pasi doli në pension në 2011, Vieira filloi karrierën e tij si trajner, duke menaxhuar Neë York City FC dhe Nice (ku kishte edhe një episod tensioni me Mario Balotellin).
Kohët e fundit, ai ishte menaxher i Crystal Palace. Më vonë u emërua menaxher i Strasburgut më 2 korrik 2023, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin francez. Gjatë sezonit 2023-24, ai e udhëhoqi ekipin në vendin e 13-të në Ligue 1, por më 18 korrik, Vieira dhe Strasburgu vendosën reciprokisht t'i jepnin fund bashkëpunimit.