Samedi që refuzoi Serbinë për këtë shtet, media serbe e sulmon

Futboll

Samedi që refuzoi Serbinë për këtë shtet, media serbe e sulmon

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 12:07
Samed Bazhdar

Futbollisti Samed Bazhdar mbrëmë është paraqitur nga minuta e 63-të për Bosnjën dhe Hercegovinën, në barazimin me rezultat 1:1 ndaj Holandës, në takimin e Ligës A të Kombeve. Ndeshja u zhvillua në Zenicë.

Bazhdar i dha një goditje të fortë Serbisë, duke e refuzuar dhe veshi fanellën e Bosnjës. 

Bazhdar vendosi ashtu si i ka hije duke mos luajtur për një shtet që njihet për sjellje provokuese dhe të ulëta.   

Dihet se Serbia njihet si shtet që ka bërë gjenocid në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, po ashtu NATO e ka bombarduar nga data 24 mars deri me 10 qershor të vitit 199, për shkak të gjenocidit ndaj popullit shqiptarë të Kosovës. 
Pamfleti serb “Kurir” e sulmon Bazhdarin.

“Ish - lojtari i Partizanit, Samed Bazhdar, luajti ndeshjen e dytë me fanellën e Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në Zenicë, Bosnja ka luajtur baras (1:1) me Holandën në xhiron e fundit të Ligës së Kombeve dhe ndeshja u shënua nga një lëvizje madhështore e një futbollisti që mashtroi në mënyrë të turpshme Serbinë.

Në fillim të aksionit, i cili u kurorëzua me golin e Ermedin Demiroviqit. Bazhdar ka luajtir si i tërhequr duke kaluar bashkëlojtarin e tij Xhenis Burniç”, ka shkarravitur ky pamflet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat