Rreth 47 mijë shikues në stadiumin në Bukuresht mbeten të shtangur nga loja e bukur e kombëtares së Kosovës dhe vetëm fati sportiv ia ktheu shpinën dhe nuk shënuan.
Këtë e ka pranuar ditë më parë edhe kryeministri rumun se Kosova ishte më e mirë, ndërsa Mihai Stoichita ia huqi me të madhe duke filozofuar dhe mundohet ta justifikojë turpin rumunë.
Marcel Ciolacu, kryeministri i Rumanisë e pranoi se Kosova ka luajtur më mirë: “Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë”!
“Ndeshjet Rumani – Kosovë janë bërë jashtëzakonisht problematike kohët e fundit. Ose janë luajtur këtu ose janë luajtur në Prishtinë.
Të paktën në Bukuresht janë ndërprerë çdo herë (dy takimet e fundit) me këtë kombëtare.
Në shtator të vitit 2023, në preliminare të Kampionatit Europian, takimi u ndërpre për rreth 40 minuta.
Më pas, megjithatë, ndeshja të paktën rifilloi dhe rezultati ishte 2-0 për trikolorët. Por tani, në ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, Kosova u largua nga fusha! Arbitri danez vazhdoi t’i luste ata, Muriqi dhe kolegët e tij nuk e menduan rifillimin e lojës. Pavarësisht se kishin mbetur vetëm dy minuta për të luajtur.
Ky zakon i Kosovës, për të vazhduar largimin nga fusha në Bukuresht, argëtoi Mihai Stoichitan, kreun e Komisionit Teknik të FRF. Duke komentuar këtë incident të fundit, që shkaktoi ndërprerjen e lojës”, ka shkruar mediumi rumun “Sport. ro”.
Stoichita ia huq me deklaratë e madhe kapet edhe për emrin e të madhit Amir Rrahmani.
“Incidenti është rezultat i mungesës së përgatitjes së ekipit të Kosovës. Gjithmonë kur vijnë këtu duan të dalin në pension para fundit sepse janë të lodhur.
Do të flas me njerëzit në Steaua për ta vënë Forbanin në dispozicion për ta për të bërë disa vrapime si në kohët e vjetra. E kuptoj zhgënjimin. Ata e kanë këtë zhgënjim gjatë gjithë kohës dhe kjo i bën të veprojnë kështu.
Nuk ka gjë të tillë që të jesh gjithmonë fitues, të jesh gjithmonë ai që shënon shumë gola. U ula dhe mendova.
Ky Rrahmani vjen nga futbolli italian (Amir Rrahmani në Napoli), të detyron të kesh një sjellje të caktuar. Ata u sollën jo sportivisht. Është e shëmtuar kjo që ka ndodhur”, tha Stoichita për “Fanatik”. Ky Stoichita pa pike turpi gënjen demek Kosova e papërgatitur, kur e di se Kosova i dha leksion me lojë rumunëve dhe fati i shpëtoi në Bukuresht.