Me largimin e shqiptarit që i dha shkëlqimin Maqedonisë, lakohet emri i preferuar i Goran Pandevit që nuk e donte Sejdinin 

Futboll

Me largimin e shqiptarit që i dha shkëlqimin Maqedonisë, lakohet emri i preferuar i Goran Pandevit që nuk e donte Sejdinin 

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 13:49
Muamed Sejdini

Muamed Sejdini, është personaliteti që gjithmonë do të mbetet në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sepse në kohën e tij si president i Federatës, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut shkëlqeu, duke marrë pjesë në Euro 2020!

Me Sejdinin futbolli në Maqedoni morin shkëlqimin dhe largimi i këtij njeriu të artë, është humbje e madhe dhe kjo pas shumë kritikave të ish futbollistit Goran Pandev, tlë cilit ia ndihmuan edhe të tjerët! 

Tani si kandidat për kryetar përmendet emri i Masar Omeragiq, i preferuari i Goran Pandevit.

“Nuk është vetëm Goran Pandev ai që i dha mbështetje publike Masar Omeragiqit si kandidat për president të ardhshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit dhe Kuvendit të Jashtëzakonshëm të planifikuar në “shtëpinë e futbollit” për 22 dhjetor. Agim Ibrahimi, tashmë mban postin e drejtorit sportiv të Tiranës. Ish-kapiteni i kombëtares beson se në Maqedoni po vijnë ditë edhe më të mira për futbollin”, - ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat