Muamed Sejdini, është personaliteti që gjithmonë do të mbetet në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sepse në kohën e tij si president i Federatës, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut shkëlqeu, duke marrë pjesë në Euro 2020!
Me Sejdinin futbolli në Maqedoni morin shkëlqimin dhe largimi i këtij njeriu të artë, është humbje e madhe dhe kjo pas shumë kritikave të ish futbollistit Goran Pandev, tlë cilit ia ndihmuan edhe të tjerët!
Tani si kandidat për kryetar përmendet emri i Masar Omeragiq, i preferuari i Goran Pandevit.
“Nuk është vetëm Goran Pandev ai që i dha mbështetje publike Masar Omeragiqit si kandidat për president të ardhshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit dhe Kuvendit të Jashtëzakonshëm të planifikuar në “shtëpinë e futbollit” për 22 dhjetor. Agim Ibrahimi, tashmë mban postin e drejtorit sportiv të Tiranës. Ish-kapiteni i kombëtares beson se në Maqedoni po vijnë ditë edhe më të mira për futbollin”, - ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.