Tifozat Kuq e Zi protestuan ndaj FSHF-së, kundër organizimit të Evropianit me Serbinë dhe ia bëjnë me dije një gjë

Futboll

Tifozat Kuq e Zi protestuan ndaj FSHF-së, kundër organizimit të Evropianit me Serbinë dhe ia bëjnë me dije një gjë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 13:59
Pamje

Tifozat Kuq e Zi protestuan ndaj FSHF-së përmes parullave kundër organizimit të Evropianit me Serbinë duke e kujtuar të kaluarën e dhimbshme të Kosovës

Tifozat Kuq e Zi po vazhdojnë ta ngritin zërin kundër organizimit të Shqipërisë bashkë me Serbinë të Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027.

Të dy Federatat e kanë dërguar kandidaturën e përbashkët në UEFA dhe sipas të gjitha gjasave do ta fitojnë atë.

Mirëpo, ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në të gjitha anët ku ka shqiptarë, sidomos në Kosovë, ku plaga e luftës së fundit vazhdon të jetë e hapur.

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ukrainës kanë shpalosur pankarta me përmbajtje kundër organizimit të Euro 2027 me Serbinë, ndërsa një gjë të tillë e kanë konsideruar si tradhti.

Ata tutje i kanë përmendur masakrat e ndodhura, personat e zhdukur, gratë e dhunuara, emrat e policëve të vrarë në Kosovë dhe dëme të tjera që i janë shkaktuar vendit tonë nga okupatori i atëhershëm serb.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Tifozave Kuq e Zi të përcjellë më fotot që i shfaqën përmes pankartave në “Air Albania” mbrëmë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat