Arteta i kërkon klubit një tjetër mesfushor

Futboll

Arteta i kërkon klubit një tjetër mesfushor

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 14:12
Arteta

Duke parë dëmtimet e shumta gjatë këtyre muajve të parë të fillimit të sezonit, te skuadra e Arsenal janë duke menduar për merkaton e janarit.

Klubi synon t’i sjellë trajnerit Mikel Arteta përforcimet e duhura.

Një nga emrat që spikat në krye të listës është mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Independent”.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me spanjollët dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 50 milionë euro. Ky transferim vjen pas kërkesës së trajnerit Mikel Arteta.

Trajneri dëshiron të shtojë një numër gjashtë në ekipin e tij për të siguruar që ata të kenë “opsionet maksimale taktike” për të ecur përpara.

Zubimendi ishte shumë i lidhur me Liverpool verën e kaluar, por zgjodhi të qëndronte në klubin e tij të fëmijërisë.

Ai ka luajtur gjatë gjithë karrierës me Real Societad, por tashmë kërkesat për të nga Anglia janë shtuar ndjeshëm, ndaj një transferim mund të vijë që në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat