Legjenda e Juventus-it, Gigi Buffon ka deklaruar se Neymar ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
Dyshja ishin shokë skuadre te PSGë. Ish-ylli i Barcelona-s tani është tek Al Hilal në Saudi Pro League.
Buffon u pyet për lojtarin më të mirë me të cilin u përball dhe tha për Il Corriere della Sera: “Kam luajtur me tre breza, si mund ta them? Zidane, Ronaldo, Messi, CR7, Iniesta…”.
I pyetur për të zgjedhur më të mirin me të cilin ka luajtur, ai shtoi: “Neymar. Për lojtarin dhe djalin që është, ai duhet të kishte fituar pesë Topa të Artë”.