Kanë përfunduar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe janë përcaktuar 8 skuadrat që janë kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të finales së turneut të dytë më të rëndësishëm në vend.
Duelin direkt mes dy “superfuqive” të Kategorisë së Parë e fiton Besa, që eliminon Flamurtarin nga Kupa e Shqipërisë.
Nuk ka surpriza në sfidat e tjera, pasi kualifikohen më tej skuadrat që konsideroheshin favorite.
Elbasani ka fituar 2-1 me përmbysje përballë Ilirisë. Edhe Vora fiton me përmbysje 3-1 përballë Orikut. Bylisi mposht në shtëpi 3-1 Luzin. Me të njëjtin rezultat (3-1) Apolonia fiton përballë Burrelit.
Erzeni mposht 2-1 Valbonën, Kukësi fiton 2-1 përballë Pogradecit, ndërsa Kastrioti fiton 4-1 në Peshkopi përballë Korabit vendas.
Besa ka fituar 1-0 në Vlorë përballë Flamurtarit dhe kualifikohet për në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë.