Sulmuesi i Ukrainës: I detyruam të gabonin, treguam që jemi një nivel tjetër

Futboll

Sulmuesi i Ukrainës: I detyruam të gabonin, treguam që jemi një nivel tjetër

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 16:02
Roman Jaremçuk

Roman Jaremçuk ishte një nga protagonistët e fitores së Ukrainës ndaj Shqipërisë në “Arenën Kombëtare’, duke i sjellë kuqezinjve humbjen 2-1 që dekretoi rënien e tyre në Ligën C, të kapërcyer pikërisht nga lindorët.

Sulmuesi ishe ai i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe iu gëzua kësaj fitoreje, e cila sipas tij tregoi se Ukraina ishte superiore ndaj kundërshtarëve që kishte pasur përballë në këtë duel.

“Ne e filluam ndeshjen në mënyrë shumë aktive, luajtëm futbollin tonë dhe detyruam Shqipërinë që të bënte gabime.

Nuk mund të them se Shqipëria nuk ishte e motivuar, jo. Në treguam që jemi në një nivel krejtësisht tjetër. Kjo na bëri të luajmë mirë dhe ishim në gjendje të flitnim.

Zinçenko si finalizues? Trajneri i kërkoi që të ishte në këtë zonë të fushës, ai e ekzekutoi goditje e tij mjaft mirë”, tha Jaremçuk para mediave për ndeshjen e të martës në darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat