Fitorja e madhe e të rinjve të Prishtiës.
FC Prishtina U21 ka fituar ndeshjen e javës së 15-të kundër Dukagjinit në Klinë, 2:1.
"Ishte kjo fitore e mirëseardhur pas 4 ndeshjeve pa fituar për të ngjallur entuziazmin e djelmoshave bardhekaltër.
Ndërsa është më rëndësi për të cekur që bardhekaltrit ishin në disavantazh që në minutën e 2-të pas golit të shënuar nga Ahmet Maxharraj, por të përzgjedhurit e trajnerit, Behar Maliqi, barazuan nëpërnjet Blend Shasivarit (35') për të shkuar të qetë në pushim të dy pjesëve", ka njoftuar FC Prishtina.