Messi përsërit frazën e famshme në duelin ndaj Perusë

Futboll

Messi përsërit frazën e famshme në duelin ndaj Perusë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:28
Leo Messi

Leo Messi mbylli vitin e tij futbollistik duke dhënë asistin për golin e Lautaro Martinez, që i solli suksesin Argjentinës ndaj Perusë në kualifikueset e Botërorit 2026 për zonën e Amerikës Latine. Por gjatë ndeshjes, ai u bë protagonist edhe me një tjetër moment që po qarkullon në rrjetet sociale.

Sipas “TyC”, kapiteni i Argjentinës iu drejtua peruanit Karlos Zambrano me frazën “Çfarë bën budalla” pas një faulli. Një frazë e ngjashme në Botërorin 2022 drejtuar Vut Veighorst të Holandës asokohe u bë hit, pasi Mesi i tha “Çfarë sheh budalla” lojtarit holandez.

Në fund të ndeshjes, futbollisti peruan Paolo Guerrero, kritikoi hapur gjyqtarët për trajtimin special që kanë për Mesin.

“Nuk e di se cila është analiza që do të bëni ju për këtë ndeshje, por në aspektin fizik ishim të barabartë. Është pak e vështirë kur gjyqtari të ndikon, rri duke ndërhyrë. Neve na mbërthenin dhe nuk kishte asnjë faull.

Mesin e prek me një gisht dhe të gjitha ishin faulle. Askush nuk e thotë, pasi është Messi”, ishte komenti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat