Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: Rumania do të paguajë një çmim të lartë

Futboll

Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: Rumania do të paguajë një çmim të lartë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:56
Tifozët

Vendimi i UEFA-s që i dha fitoren Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës, me rezultat 3-0, shkaktoi reagime të forta në shtypin ndërkombëtar.

Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: "Rumania do të paguajë një çmim të lartë"!

Rumania u gjobit me mbi 150,000 euro dhe u detyrohet të luajë një ndeshje pa shikues. Federata e Kosovës është dënuar me 6 mijë euro gjobë.

Shtypi hungarez reflektoi mbi implikimet e këtij vendimi dhe theksoi koston e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Rumune të Futbollit.

Botimi sportiv hungarez "Nemzetisport" me titull: “Rumania mori tre pikët, por do të paguajë një çmim të rëndë për incidentin  me Kosovën”.

“Federata u sanksionua me shtatë gjoba, në shumën totale 128 mijë euro dhe një ndeshje me dyer të mbyllura në preliminare të Kupës së Botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat