Vendimi i UEFA-s që i dha fitoren Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës, me rezultat 3-0, shkaktoi reagime të forta në shtypin ndërkombëtar.
Hungarezët thonë pas vendimit të UEFA-s: "Rumania do të paguajë një çmim të lartë"!
Rumania u gjobit me mbi 150,000 euro dhe u detyrohet të luajë një ndeshje pa shikues. Federata e Kosovës është dënuar me 6 mijë euro gjobë.
Shtypi hungarez reflektoi mbi implikimet e këtij vendimi dhe theksoi koston e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Rumune të Futbollit.
Botimi sportiv hungarez "Nemzetisport" me titull: “Rumania mori tre pikët, por do të paguajë një çmim të rëndë për incidentin me Kosovën”.
“Federata u sanksionua me shtatë gjoba, në shumën totale 128 mijë euro dhe një ndeshje me dyer të mbyllura në preliminare të Kupës së Botës”.