Media kroate “Veçernj list” tallet me serbët, me titull: “Serbët në panik”.
“Në Serbi, mediat tashmë e kanë përdorur këtë situatë në mënyrën e tyre, për të krijuar një teori konspirative.
Para hedhjes së shortit në Zurich me 13 dhjetor (2024) për kualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në Serbi janë të frikësuar sepse besojnë se të tjerët mund të zgjedhin kundërshtarin dhe e përdorën Kroacia si shembull dhe më shumë disa kombëtare në një situatë të ngjashme me kroatët.
Portalet serbe kanë paralajmëruar mundësinë e zgjedhjes së grupit në të cilin do të futet një skuadër individuale dhe një mundësi e tillë hapet nëse dikush humb qëllimisht ndeshjen çerekfinale në Ligën e Kombeve për të shkuar në grupin e dëshiruar në kualifikueset e Botërorit”, shkruan media kroate.