Ish futbollisti i Rumanisë, Ilie Dumitrescu, shprehet se e ka ditur se Rumania do të dënohet rëndë nga Konfederata e Futbollit e Evropian – UEFA.
Rumunët morën një dënim shembullor 128 mijë euro nga UEFA.
Dënimi iu shqiptua për provokim të rëndë ndaj Kosovës, ndeshja që u ndërpre në minutëne 90+3.
“Gjoba më duket shumë e lartë.
Besoj se janë aktivizuar të gjitha incidentet nga e kaluara. 128 mijë euro është shuma totale. Jemi dënuar për disa veprime dhe incidente nga e kaluara”, ka thënë Ilie Dumitrescu, shkruan “Digisport.ro”..