E dashura ngushëllon Jasir Asanin pas humbjes

Futboll

E dashura ngushëllon Jasir Asanin pas humbjes

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:38
Jasir Asani

Kombëtarja shqiptare mbylli me humbje këtë edicion të Nations League, duke u mposhtur 1-2 nga Ukraina. Pas kësaj disfata, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zbresin zyrtarisht në Ligën C.

Të gjithë në kampin e Shqipërisë janë të mërzitur, teksa Jasir Asani duket se e ka gjetur ngushëllimin. Është pikërisht e dashura e futbollistit, Giota e cila po i gjendet pranë Jasirit në këto momente.

Me anë të një video të shpërndarë në Instagram, partnerja e Asanit i dedikon futbollistit një teskt kënge.

“Të gjithë botën t’më jepnin, jo s’më hyn në sy! O në krahët e mi do të mbaj…”, thuhet në disa rreshta të tekstit.

Duket se sulmuesi nga Shkupi e ka gjetur mënyrën për të kaluar mërzinë e humbjes së Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat