Mircea Lucescu mundohet të mbulojë turpin ndaj Kosovës, nuk mund ta fsheh këtë gjë   

Futboll

Mircea Lucescu mundohet të mbulojë turpin ndaj Kosovës, nuk mund ta fsheh këtë gjë   

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:46
Mircea Lucescu

UEFA vendosi që për largimin nga fusha në ndeshjen e Bukureshtit, të dënojë Kosovën me humbjen 3:0 në tavolinë përballë Rumanisë. Gjithashtu, “Dardanët” janë gjobitur dhe me 6 mijë euro.

Koret raciste ndaj Kosovës, UEFA jep vendimin drastik për ndeshjen me Rumaninë.

Pas këtij vendimi të UEFA-s ka reaguer dhe selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu.

Ky i fundit thotë se fitorja e tyre në tavolinë 3:0 është normale, duke shtuar se shqiptarët tashmë kanë mbetur me turp.

Ky selektor mundohet të mbulojë turpin rumunë me një deklaratë qesharake, ngase për turpin që shkaktuan u dënuan me 50 mijë euro.

Megjithatë nuk mund ta fsheh dënimin që morën nga UEFA si federatë e futbollit rumun.

“Fituam ne 3:0? Po, në rregull, është shumë normale. Edhe ata mbetën me turp tani, por është zgjedhja e tyre, ata gjithsesi e provuan njëherë”, ishin fjalët e Lucescu pasi mori vesh vendimin përfundimtar të UEFA-s.

Kujtojmë se edhe Federata Rumune u gjobit, me një shumë prej 50 mijë eurosh. Gjithashtu, Rumania do ta luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat