Vjen reagimi befasues  i Armand Dukës për Kosovën: Bojkoti nuk ishte veprim i duhur

Futboll

Vjen reagimi befasues  i Armand Dukës për Kosovën: Bojkoti nuk ishte veprim i duhur

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 20:14
Duka dhe pamje nga ndeshja

Ndeshja Rumani-Kosovë solli tensione në fushë, pas thirrjeve raciste nga tifozët Rumunë, për lojtarët shqiptarë.

Lojtarët e ekipit të Kosovës kanë lënë fushën shumë pak përpara përfundimit të ndeshjes, e cila ishte me rezultatin 0-0.

Kjo situatë bojkoti u komentua nga drejtuesi i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm.

“Kjo është një pyetje me spec, sepse ka brenda njerëz njerëz që duan të dëgjojnë ndryshe, ka brenda edhe rregulla.

Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme”.

“Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha Duka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat