Shqiptarët dhe ukrainasit së bashku, media serbe në siklet e me agresorin 

Futboll

Shqiptarët dhe ukrainasit së bashku, media serbe në siklet e me agresorin 

Nga: K.G. Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 20:55
Pamje e bukur

Atmosfera e bukur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ia errësoi sytë gazetarëve serbë të një farë mediumit  beogradas “Veçernj Novosti”.

Ky farë mediumi është hedhur në sulm duke mbrojtur agresorin rus!  

“Pluhuri ende nuk po qetësohet për shkak të sjelljes skandaloze të futbollistëve të Kosovës në ndeshjen me Rumaninë, dhe skandali i ri i drejtuar nga shqiptarët tashmë është këtu”, gënjen ky medium serb antishqiptar.

“Shqipëria dhe Ukraina u takuan në Tiranë, po në Ligën e Kombeve dhe tifozët e të dyja skuadrave u sollën në mënyrë të turpshme”, ka fajësuar ky medium sjelljen shembullore të këtyre tifozerive. 

“Ndër të tjera, ukrainasit shfaqën një pankartë kundër Serbisë dhe Rusisë në forumin e tyre, duke u thënë këtyre dy vendeve "të dilnin nga *** sepse ata janë pushtuesit", shkuan më tej ky medium serb..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat