Arda Guler nuk po kalon një moment të lumtur te Real Madrid.
Në një vit e gjysmë nën drejtimin e Carlo Ancelotti, talenti turk luajti vetëm 22 ndeshje nga 48 në dispozicion (nga të cilat 8 si titullar), duke qëndruar jashtë për shkak të dëmtimit në 24 raste të tjera.
Talenti i ri turk përpiqet të gjejë hapësirën e nevojshme për t'u rritur dhe demonstruar cilësitë e tij.
Arsenali po monitoron nga afër situatën e Güler, duke parë ngjashmëri tek ai me Martin Odegaard. Edhe norvegjezi, gjatë eksperiencës te Real Madrid, gjeti pak hapësirë për t'u shprehur, derisa u huazua te Real Sociedad, ku shpërtheu.
Arsenali tani synon të përsërisë këtë strategji, duke i ofruar Güler-it mundësinë për të rigjetur veten në një mjedis që vlerëson talentet e rinj.