Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Në këtë rreth do të zhvillohen katër ndeshje, të cilat pritet të jenë rivalizuese.
Në shortin e hedhur, krahas përfaqësuesve të klubeve, ishin të pranishëm edhe Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të femrave, Agron Shosholli, anëtar i Komisionit të Garave dhe Bujar Abdullahu, administrator i ligave të femrave.
Ekipet kryesuese të Superligës së Kosovës, përkatësisht Mitrovica, Dukagjini, Malisheva dhe Ulpiana, do t’i bashkohen garave në rrethin e dytë.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mars 2025:
Llapi – Vizioni
Presingu – Intelektualet
Prishtina – Feronikeli
Kosova VR – Jakova