Mediumi rumun, Golazo.ro e ka falënderuar Kosovën për tërheqjen e skuadrës nga fusha.
“Faleminderit Kosovë”, është titulli i artikullit nga ky medium.
Kjo vjen pasi që Rumania me fitoren me rezultat zyrtar, i rrit edhe më shumë gjasat për kualifikim në Kupën e Botës.
“Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte 0:0, ‘trikolorët’ nuk do të ishin më të mirët në krahasim me përfaqësueset e tjera që i kanë fituar grupet në Ligën C. Suedia do të na kalonte me goldallim dhe do të kishim shanse më të vogla për ta arritur Kupën e Botës.
Pas vendimit të UEFA-s, Rumania bëhet e vetmja përfaqësuese në gjithë Ligën e Kombeve që e mbyll garën me maksimumin e pikëve”, ka shkruar “Golazo.ro”.
Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte 0:0, Rumania do ta mbyllte grupin me 16 pikë, ndërsa Suedia do të ishte më mirë, për shkak të golaverazhit.