Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Real Madridi, por edhe te rivalët kryesorë të klubit.
Një lojtar i Barcelonës ka pranuar se e admiron atë.
Figura e Cristiano Ronaldos është e përjetshme në universin e Real Madridit. Një talent gjeneracional, me pak të barabartë, i cili vazhdon të jetë aktual edhe sot. Madje, nga sektorë të papritur, si Barcelona, nuk mungojnë elozhet për portugezin. Një futbollist aktual i katalanasve e përshkruan CR7 si idhullin e tij.
Bëhet fjalë për Vitor Roque, sulmuesin e ri brazilian, i cili aktualisht është i huazuar nga Barcelona te Real Betis në qytetin e Sevillas. Në një intervistë të fundit për mediat zyrtare të klubit, ai surprizoi të gjithë duke theksuar se idhulli i tij më i madh është Cristiano Ronaldo. Performanca e portugezit te Madridi është çelësi i kësaj admirate.
“Idhulli im ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Më pëlqen shumë edhe Neymar për magjinë e tij braziliane, por gjithmonë e kam ndjekur me vëmendje Cristianon,” u shpreh Vitor Roque.
Gjithashtu, Roque foli për largimin e tij nga Paranaense dhe për spekulimet mbi interesin e Real Madridit. Ai theksoi se nuk kishte asnjë kontakt me klubin madrilen për të mbyllur një transferim:
“Isha në Brazil pa ditur nëse do të shkoja në Spanjë apo jo. Isha me pushime dhe vetëm një javë para transferimit u informova se do të shkoja te Barça në janar. Më pas pata pak mundësi dhe kalova momente të vështira.”
Një lojtar i Barcelonës që pranon hapur admirimin për Cristiano Ronaldon është një fakt i rrallë. Vitor Roque e vendos atë si idhullin e tij dhe e njeh si një nga lojtarët që, përmes karrierës së tij te Real Madridi, ka ndikuar te një brez i tërë.