Trajneri i futbollit, Agron Selmani, ka shkruar se do të jetë një mrekulli ndërtimi i stadiumit në qytetin e Ferizajt.
Selmani është kontribues ndër vite në futbollin në Kosovë.
“Kryetari i Komunës së Ferizajt njoftoi opinionin publik se qyteti i Ferizajt do të bëhet me stadium futbolli ashtu siç e meriton qyteti i Ferizajit, pra, kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative të kërkuara dhe kjo patjetër se është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e futbollit në Ferizaj por edhe me gjerë.
Pamje e projektit
Por, përtej lajmit të shumëpritur sportiv, ka edhe diçka tjetër aty të mirë që e vlen të potencohet kjo edhe sa i perket komunikimit në relacion MKRS - Komuna e Ferizajt apo me konkretisht MKRS - Zyra e Kryetarit të Ferizajt z Agim Aliu ku nuk mungon edhe një falenderim nga kjo e fundit për MKRS për dakordësin e përbashkët për një të mirë publike.
Fakti që ju besojm,fakti që ju përcjellim, fakti që sytë i kemi nga ju atëherë me të drejt shqetësohemi por edhe me të drejt pyesim: Pse të mos jetë e mundur ky lloj bashkëpunimi apo ky lloj komunikimi një standardë orientues për të gjithë ne, pra një shembull dhe një praktikë e mirë që nuk jemi mësuar kohëve të fundit ta shohim në këtë formë dhe në këtë mënyrë!
Po shpresojmë se ajo që tani më ka filluar do të jetësohet, pra, një e mirë e përgjithshme dhe shumë e nevojshme për futbollin e qytetit dhe rajonit të Ferizajt!
Urime futbollistëve, klubeve sportive e sportdashësve ferizajas!”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.