​Lyon borxh ‘deri në fyt’, pronari: Nuk mund të na përjashtojnë nga liga

Futboll

​Lyon borxh ‘deri në fyt’, pronari: Nuk mund të na përjashtojnë nga liga

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 21:55
John Textor

Një nga klubet më të njohura të futbollit francez, Lyon është gati të përjashtohet nga liga e parë për shkak të vështirësive financiare.

Agjencia financiare franceze DNCG ka vendosur një gjobë për pronarin e klubit, John Textor, nëse nuk i shlyen borxhet e grumbulluara.

Vetëm këtë vit borxhi i Lyon u rrit nga 458 në 508 milionë euro. Pronari i klubit ka paralajmëruar se do të shesë disa lojtarë për të mbuluar borxhet. Grupi i tij i futbollit Eagle zotëron gjithashtu Botafogo, kështu që duke shitur lojtarë në Brazil, ai do të mund të fitojë edhe para për të mbuluar borxhet në Lyon.

Textor ka gjithashtu 45 për qind të aksioneve në ekipin Crystal Palace të Premier Ligës. Biznesmeni amerikan është i bindur se do të arrijë të ruajë llogaritë e klubit, por DNCG nuk është shumë optimist.

Lyon duhet të shesë lojtarët më të vlefshëm, Rayan Cherki dhe Malick Fofana, me çmime “në zbritje” këtë dimër për të siguruar financa, me shpresën se nuk do të bie nga Liga 1.

"Ka njerëz inteligjentë në DNCG, por ata punojnë në një sistem që nuk i lejon të shohin se çfarë bëjmë ne vërtetë. Ata humbën duke parë pasqyrat tona financiare. Nuk do të na përjashtojnë, nuk ka asnjë mënyrë të ndodhë kjo”, tha Textor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat