Suedezët kontestojnë fitoren e rumunëve ndaj Kosovës, kjo është arsyeja  

Futboll

Suedezët kontestojnë fitoren e rumunëve ndaj Kosovës, kjo është arsyeja  

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:10
Kosova

Suedia nuk e ka pritur mirë lajmin për fitoren me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Rumanisë ndaj Kosovës.

Suedezët kanë plotësisht të drejtë për faktin se një fitore e tillë për rumunët jepet në kohën kur Kosova braktisi fushën për shkak të provokimeve të rënda nga tifozët rumunë.

“Pas Kosovës, një tjetër kombëtare konteston fitoren e Rumanisë në tavolinën e gjelbër: “Ajo apelon dhe qëndron e vendosur”!

Suedia e shqetësuar që Rumania fitoi ndeshjen me Kosovën në tavolinën e gjelbër dhe vendimi u bë i ditur vetëm sot”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”. 

Kim Kallstrom, zyrtari i Suedisë, pas vendimit Rumani-Kosovë, tha: “Pas fitores së qartë të djeshme, kemi pritur njoftimin e UEFA-s për rezultatin e ndeshjes Rumani – Kosovë, tani është marrë një vendim që për ne është negativ.

Është e trishtueshme që gjërat që ndodhin jashtë fushës kanë një ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira”.

Mediumi rumun shkruan më tej kësisoj: “Përveç Kosovës, e cila njoftoi se do të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në përpjekje për të anuluar fitoren e Rumanisë në tavolinë e gjelbër, një tjetër i madh i pakënaqur pas vendimit të UEFA-s është Suedia.

Edhe sikur të mos ishte në grup me ne, Suedia ishte drejtpërdrejt e interesuar për rezultatin Rumani - Kosovë.

Nordikët mposhtën Azerbajxhanin, të martën mbrëma, me rezultatin 6:0, pikërisht për të siguruar që do të kenë një gol diferencë më të mirë se Rumania dhe të kalojnë trikolorët në renditjen e fituesve të grupeve më të mira në Ligën e Kombeve.

Kjo është e rëndësishme për 4 ekipet kombëtare që do të shkojnë në play-off për Kampionatin Botëror 2026 falë kësaj në Ligën e Kombeve.

Të martën mbrëma, Suedia e dinte se ishte skuadra më e mirë në Ligën C, me 16 pikë dhe +15 gola diferencë, por suedezët llogariten me një barazim ndaj Rumanisë në ndeshjen me Kosovën.

Një ditë më vonë, UEFA i dha fitoren me rezultat zyrtar Rumanisë, dhe trengjyrëshit arritën në 18 pikë dhe morën këtë status të ekipit më të mirë në Ligën C”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat