Ish - reprezentuesi rumun flet për incidentin me Kosovën: Ne jemi fajtorë  

Futboll

Ish - reprezentuesi rumun flet për incidentin me Kosovën: Ne jemi fajtorë  

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:35
Basarab Panduru

Të premten e 15 nëntorit në Bukuresht ndodhi turpi i madh, u provokua rëndë Kosova nga tifozët rumunë, për çka edhe futbollistët tanë me të drejtë braktisen fushën pikërisht në minutën e 90+3, kur rezultati ishte 0:0. 

Të mërkurën (sot), UEFA vendosi që Rumania të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll. 

“Basarab Panduru, ish - reprezentuesi rumun, pretendon se gjoba që mori Federata Rumune e Futbollit janë thumbuese dhe se i duken drastike.

Për më tepër, Panduru pranon se 3:0 në tavolinën e gjelbër është një vendim i saktë”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”. 

“3:0 më duket e drejtë, gjobat nuk më duken të drejta dhe më duken paksa të larta.

Nga sa menduam se nuk kishim faj, tani e kemi fajin, kështu duket.

Çfarë bënë e çfarë thanë.

Aty shkruhen një tufë gjoba, 6 pika. Më duken shumë dhe nuk e kuptova pikën e tyre. E shoh që jemi fajtorë”, tha Basarab Panduru për mediumin rumun “PrimaSport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat