Të premten e 15 nëntorit në Bukuresht ndodhi turpi i madh, u provokua rëndë Kosova nga tifozët rumunë, për çka edhe futbollistët tanë me të drejtë braktisen fushën pikërisht në minutën e 90+3, kur rezultati ishte 0:0.
Të mërkurën (sot), UEFA vendosi që Rumania të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll.
“Basarab Panduru, ish - reprezentuesi rumun, pretendon se gjoba që mori Federata Rumune e Futbollit janë thumbuese dhe se i duken drastike.
Për më tepër, Panduru pranon se 3:0 në tavolinën e gjelbër është një vendim i saktë”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”.
“3:0 më duket e drejtë, gjobat nuk më duken të drejta dhe më duken paksa të larta.
Nga sa menduam se nuk kishim faj, tani e kemi fajin, kështu duket.
Çfarë bënë e çfarë thanë.
Aty shkruhen një tufë gjoba, 6 pika. Më duken shumë dhe nuk e kuptova pikën e tyre. E shoh që jemi fajtorë”, tha Basarab Panduru për mediumin rumun “PrimaSport”.