Naser Aliji tashmë është një mungesë e siguritë për Ilir Dajën në sfidën me Skënderbeun. Edhe pse stafi i dinamovitëve shpreonte që të ishte i gatshëm, mbrojtësi nuk i aka dalë dot.
Lojtari i Kombëtares vuan nga një dëmtim muskulor dhe në këto kushte nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj korçarëve, pasi nuk ka mundur të rikuperohet në kohë.
Një mungesë e rëndësishmë për Dajën para një takimi po të rëndësishëm, me “Blutë” që synojnë rikthimin te fitorja.
Ndërkohë “dhimjet e kokës” për Dajën nuk pushojnë, pasi përvec Alijit të dëmtuar tashmë janë edhe Hoxha, Rufati dhe Muzek. 2 të parët vazhdojnë rikuperimin, ndërsa i fundit është operaur dhe do të mungojë disa javë.
Vlen të theksohet se dueli me Skënderbeun do të luhet më ditën e shtunë në orën 17:00 dhe është i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Kujtojmë se aktualisht Dinamo ka grumbulluar 20 pikë pas 13 javësh dhe ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim.