Gazetari sportiv Arlind Sadiku është në shenjestër të serbëve sidomos të mediave serbe të cilët edhe sot e sulmuan në mënyrë të paskrupullt për shqiponjën dykrenare, simbollin e kombit shqiptar.
Soji i mediave serbe e antishqiptare kanë nisur një ofensive të madhe dhe një ofensivë humbëse si gjithmonë, sepse serbët gjithmonë festojnë humbjet dhe e gjithë bota e di për gjenocidin e tyre në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë!
Ky farë mediumi “Kurir” duke e pa se dëshmitë
Kjo që ka paraqitur Sadiku i ka çartur serbët
E gazetari sportiv Sadiku për CAS në Lozanë shumë të fuqishme, i ka çartur edhe më shumë.
“Arlind Saadiku u bë në qendër të vëmendjes së publikut kur provokoi tifozët serbë në Kampionatin Evropian të futbollit duke treguar shqiponjën dykrenare gjatë ndeshjes së kombëtares sonë kundër Anglisë, në të cilën u mund 1:0.
Sadiku më pas u përjashtua nga Euro, dhe tani ai është kthyer në sy të publikut pas skandalit në ndeshjen e Rumanisë me Kosovën, ku futbollistët e një vendi u ndëshkuan nga UEFA dhe e humbën këtë ndeshje “në tavolinën e gjelbër”.
Ai publikoi një "screenshot" të telefonit të tij në profilin e tij në Instagram dhe deklaroi se do të ndihmoi apelin e bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës për CAS në Lozanë", ka shkarravit ky pamflet serb.
Serbët gjithmonë frikësohen nga e vërteta sepse ata e dijnë veten se janë provokues dhe fajtorë për çdo gjë.
” Jam i lumtur që kam arritur të ndihmojë me dhjetra materiale që kam inqizuar në Bukuresht, të cilat i ka përdorur FFK si dëshmi në UEFA për të dënuar Rumaninë.
Kërkesës së zyrtarit ligjor të FFK-së, Taulant Hodaj i jam përgjigjur menjëherë, duke ia dorëzuar të gjitha fotografitë dhe video inqizimet që kam bërë. Uroj që rasti të fitohet në CAS.
Këtë e kam bërë për kauzën tonë të përbashkët, duke e kryer thjeshtë detyrën time për interesin e vendit. Nuk e kam bërë për njerëzit që e udhëheqin FFK-në, se ata nuk e meritojnë.
A e dini pse nuk e meritojnë?
Sepse një ditë para ndeshjes me Rumaninë, menaxheri Bajram Shala ia kumtoi përgjegjëses së UEFA-s, që nuk do të lejojnë asnjë prej futbollistëve, trajnerit apo zyrtarëve të prononcohet për mua, sepse FFK ka vendosur të më përjashtojë.
Në ndeshjen tjetër ndaj Lituanisë, nuk u akreditova me kërkesën e FFK-së në UEFA. Paramendoni, jashtë Kosovës mund të akreditohem e nga Kosova jo!
Ndryshoni pak mendësi. Ecni përpara edhe kujtojeni që unë nuk kam punuar dhe nuk do të punojë kurrë kundër interesave të kombëtares e as Federatës.
Ndoshta kundër interesave personale të disa individëve aty, po”, ka shkruar Sadiku, që kjo serbët i ka çartur.