Pas skandalit në ndeshjen Rumani - Kosovë në Ligën e Kombeve, disa zëra argumentuan se UEFA duhet të vendosë një kufizim në mënyrë që dy skuadrat të mos takohen më, siç është rasti, për shembull, me Ukrainën dhe Bjellorusinë dhe të Spanjës me Gjibraltarin, shkruan mediumi rumun “Digisport”.
“UEFA ende nuk e ka shpallur një vendim të tillë deri më tani, më pak se një muaj para hedhjes së shortit për eliminatoret e Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor, por sido që të jetë, Rumania nuk mund të bjerë në të njëjtin grup me Kosovën”, shkruan më tej.
Nga “Football Meets Data” raportuan se Rumania do të ndahet 100 për qind në një grup prej 5 skuadrash, me ç'rast janë edhe Suedia, Uellsi, Polonia, Norvegjia dhe Çekia.
Dhe Kosova, Bullgaria dhe Armenia, të gjitha në një vazo tjetër, do të përfundojnë padyshim në grupe nga 4.
Pra, një përballje e re mes Rumanisë dhe Kosovës është e pamundur, të paktën në preliminarët e ardhshëm të Kupës së Botës 2026.