Qëndrimi i Guardiolës bind yjet e skuadrës

Futboll

Qëndrimi i Guardiolës bind yjet e skuadrës

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:42
Guardiola e Haaland

Tashmë është i sigurt rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës dhe kjo gjë mund të luajë një rol kyç në qëndrimin e Erling Haaland te Manchester City.

Klubi anglez është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur 24-vjeçarin norvegjez dhe sipas “The Sun”, ka vendosur të nisë negociatat për zgjatjen e marrëveshjes që skadon në vitin 2027, duke i garantuar sulmuesit një përmirësim të konsiderueshëm financiar.

Haaland aktualisht fiton 450,000 euro në javë, ose pothuajse 22 milionë euro në vit, të gjitha pa marrë parasysh bonuset.

Manchester City kërkon që ai të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kushte edhe më të favorshme, duke i ofruar një shifër totale mbi 120 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat