Janari vendimtar për të ardhmen e Ismajlit

Futboll

Janari vendimtar për të ardhmen e Ismajlit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:43
Ismajli

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji po zhvillon një sezon shumë të mirë në kampionatin italian me fanellën e Empolit. 28-vjeçari është një titullar fiks në prapavijën e skuadrës toskane dhe falë paraqitjeve të tij në fushë ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të mëdha në Itali.

Për mbrojtësin shqiptar ka shfaqur interes Napoli, i cili kërkon përforcime për linjën mbrojtëse, por edhe Juventusi është gati të futet në garë, falë nevojës për të zëvendësuar Bremer dhe Cabal, të dy me dëmtime të rënda në gju.

Me shumë mundësi, Ismalji do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij në janar, por mbetet për tu parë nëse mbrojtësi do të zgjedhë Juventusin apo Napolin.

“Nuk më pëlqen të flas për merkaton kur jam në kombëtare. Do të pres deri në janar për të marrë një vendim, pastaj do të shoh se çfarë do të ndodhë”, tha Ismajli në lidhje me këtë temë gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e Nations League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat