Moriero kërkon edhe “kokën” e Partizanit

Futboll

Moriero kërkon edhe “kokën” e Partizanit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:59
Laci

Laçi padiksutim është një nga skuadrat që javët e fundit ia ka dalë të sigurojë pikë të rëndësishme në kampionat dhe t’i largohet vendit të fundit. Kurbinasit me Francesco Morieron kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat, të cilët synojnë ta kenë sa më gjatë.

Prej ditësh bardhezinjtë stërviten intensivisht për duelin me Partizanin.

Lajm i mirë për italianin është se të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv në javën e 14-të të Superiores.

Prej 5 ndeshjes Laçi nuk e njeh humbjen, ku kanë arritur të sigurojnë 2 fitore dhe 3 barazimeve. Dueli me Partizanin do të luhet ditën dielë në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat